Marihuanë në pakon e cigareve, Policia kap 23-vjeçarin në parkingun e “Viva Fresh Store” në Deçan

Marihuanë në pakon e cigareve, Policia kap 23-vjeçarin në parkingun e “Viva Fresh Store” në Deçan

Marihuanë në pakon e cigareve, Policia kap 23-vjeçarin në parkingun e “Viva Fresh Store” në Deçan

Një informatë për posedim të narkotikëve ka çuar Policinë në parkingun e supermarketit “Viva Fresh Store” në Deçan, ku gjatë kontrollit të një 23-vjeçari është zbuluar një sasi e dyshuar marihuane, e vendosur brenda një pakoje cigaresh. Rasti është marrë në trajtim nga hetuesit e antidrogës në Pejë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Shkelqim Pupovci, rreth 23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 01:40, në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Pas pranimit të informatës për posedim të substancave narkotike, njësitë policore kanë dalë në lokacionin e raportuar, ku kanë hasur në të dyshuarin dhe disa persona të tjerë.

Gjatë kontrollit të Pupovcit, zyrtarët policorë kanë gjetur një pako cigaresh, brenda së cilës ndodhej substanca e dyshuar narkotike.

I riu është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan, ndërsa personat e tjerë janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Pas pranimit të provave nga hetuesit e antidrogës në Pejë, substanca e dyshuar marihuanë është peshuar dhe ka rezultuar me peshë bruto prej 6.8 gramësh.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

Ekskluzive | Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

“Kosova në fund të listës”, Reçica kritikon gjendjen ekonomike dhe buxhetin e Qeverisë

“Kosova në fund të listës”, Reçica kritikon gjendjen ekonomike dhe buxhetin e Qeverisë

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit