María Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

María Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

María Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado, është rikthyer në vendin e saj, pas një sërë përpjekjesh të dështuara për t’u kthyer dhe pothuajse një viti në mërgim.

Sponsor 3M Express

Machado njoftoi kthimin e saj përmes një postimi në rrjetin social X, ku shkroi: “Jam këtu. Me ju”.

Machado ishte larguar fshehurazi nga Venezuela në dhjetor të vitit 2025 për të marrë Çmimin Nobel për Paqe.

Vetëm pak javë më vonë, forcat amerikane kapën udhëheqësin shumëvjeçar të vendit, Nicolás Maduro, dhe e dërguan atë në Nju Jork për t’u përballur me akuza penale, përcjell Telegrafi.

Machado e ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump për ndërmarrjen e këtij operacioni të rrezikshëm, ndonëse Uashingtoni ka lejuar zëvendësen e Maduros, Delcy Rodríguez, të qeverisë si presidente e përkohshme.

Sipas partisë së saj, në tre muajt e fundit Machado u përpoq të kthehej shtatë herë, duke u nisur nga Shtetet e Bashkuara, Panamaja dhe Curaçao.

Ata thonë se ajo u pengua vazhdimisht nga autoritetet venezueliane.

Madje shumëkush besonte se Uashingtoni kishte luajtur rol në pengimin e kthimit të Machados, duke pasur parasysh “shprehjet e përsëritura të mbështetjes” së Trumpit ndaj Rodríguezit.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

Machado i ka kaluar muajt e fundit duke u përpjekur të rifitojë vendin e saj në skenën politike të Venezuelës, ndërkohë që bisedimet për të ardhmen e vendit vazhdonin pa pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë nga brenda vendit.

Javën e kaluar, ajo u bëri thirrje venezuelianëve të dalin në rrugë dhe kërkoi caktimin e një date për zgjedhjet presidenciale – një nga kërkesat e saj kryesore drejtuar qeverisë së Delcy Rodríguezit.

Ajo e kishte akuzuar qeverinë e Rodríguezit se kishte frikë nga kthimi i saj.

Tani, me rikthimin e udhëheqëses së opozitës në Venezuelë, pyetja nuk është më se kur do të arrijë ajo të kthehet, por çfarë roli do të mund të luajë në një peizazh politik të formësuar nga negociatat midis “chavizmos”, sektorëve të ndryshëm të opozitës dhe Shteteve të Bashkuara.

Rodríguez nuk reagoi menjëherë ndaj lajmit për kthimin e Machados. /Telegrafi/

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

María Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim | Momenti