Interi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi me një përmbysje të çmendur në minutat e fundit ndaj Fiorentinas.

“Neurazzurët” pavarësisht që ishin dominues, iu nevojiten dy goal në kohën shtesë për të fituar me rezultat 2-1.
Interi ishte më i mirë për të krijuar disa aksione të shpejtë, por që David de Gea bëri heroin duke ndalur pritje pas pritje.
Kur askush s’e priste, Fiorentina e shokoi Interin me një gol të bukur. Ishte Alejandro Jimenez që me një supergol nga distanca i dha epërsinë mysafirëve (65’).
Carlus Augusto ishte afër të barazonte duke goditur dy herë traversën mirëpo që fati doli të jetë në anën e mysafirëve.
Heroi i Interit rezultoi të jetë Marcus Thuram. Fillimisht shënoi një gol të bukur për ta lënë plotësisht të shtangur De Gean (90+1’).
Kurse, vetëm katër minuta më vonë fitoi një penallti, të cilën e konkretizoi Piotr Zielinski (90+7’).
Kësisoj, Interi rimerr kreun me 22 pikë ndërsa Fiorentina zë pozitën e 17-të me katër sosh./Telegrafi/




