Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Manchester United ka aktivizuar klauzolën për zgjatjen edhe me një vit të kontratës së kapitenit Bruno Fernandes, duke siguruar shërbimet e mesfushorit portugez deri në qershor të vitit 2028.

Sponsor 3M Express

Lajmi është raportuar të premten nga mediat britanike, në një kohë kur negociatat mes lojtarit dhe klubit për një marrëveshje të re afatgjatë kanë mbetur pezull.

Sipas “Sky Sports”, kontrata e mëparshme e 32-vjeçarit skadonte në qershor të vitit 2027, por drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të shfrytëzojnë mundësinë për ta zgjatur atë edhe për 12 muaj të tjerë.

Fernandes raportohet se ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës afatgjatë, ndërsa palët janë pajtuar që diskutimet për një marrëveshje të re t’i zhvillojnë në një fazë të mëvonshme. Për momentin, prioritet i përbashkët mbetet përmirësimi i rezultateve të skuadrës.

Në një intervistë për “Sky Sports”, kapiteni portugez konfirmoi se klubi i kishte ofruar një kontratë të re, por theksoi se fokusi aktual duhet të jetë rikthimi te fitoret.

Fernandes iu bashkua Manchester Unitedit në janar të vitit 2020, kur u transferua nga Sporting CP, ndërsa që nga viti 2023 mban shiritin e kapitenit.

Në total, ai ka shënuar 115 gola në 343 paraqitje me fanellën e klubit anglez në të gjitha garat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive: Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët e marihuanës të kapur në aksionin në Kaçanik – droga nga Shqipëria përmes Kosovës drejt Turqisë

Ekskluzive: Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët e marihuanës të kapur në aksionin në Kaçanik – droga nga Shqipëria përmes Kosovës drejt Turqisë

Humbje e rëndë nga Rusia, por hendbollistet e Kosovës arrijnë objektivin në Bullgari

Humbje e rëndë nga Rusia, por hendbollistet e Kosovës arrijnë objektivin në Bullgari

Për nder të 28 Nëntorit, binjakëzohen Mitrovica me Vlorën

Për nder të 28 Nëntorit, binjakëzohen Mitrovica me Vlorën