Në mediat angleze kanë nisur të qarkullojnë emrat e trajnerëve që mund ta pasojnë atë në krye të skuadrës nga “Old Trafford”.
Siç raportohet, drejtuesit e klubit mund të shqyrtojnë ndryshime në stolin e trajnerit, ndërsa dy emra kanë filluar të përmenden si kandidatë potencialë për këtë detyrë: Antonio Conte dhe Julian Nagelsmann.

Conte, një emër me përvojë në Premier League
Trajneri italian Antonio Conte është ndër kandidatët që po përfliten për marrjen e drejtimit të Manchester Unitedit. Ai e njeh mirë futbollin anglez, pasi më parë ka drejtuar Chelsean dhe Tottenhamin.
Conte ka përvojë të madhe në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe njihet për kërkesat e larta ndaj lojtarëve, disiplinën taktike dhe ambicien për të fituar trofe.
Megjithatë, emri i tij lidhet edhe me Juventusin, ku është përmendur si një alternativë e mundshme për Luciano Spallettin. Për momentin, Spalletti vazhdon ta ketë besimin e drejtuesve të klubit torinez.
Nagelsmann, alternativë për stolin e “Djajve të Kuq”
Një tjetër emër që përmendet në mesin e kandidatëve është Julian Nagelsmann. Trajneri gjerman, ish-drejtues i Bayern Munichut, vlerësohet si një nga emrat interesantë të brezit të ri të trajnerëve evropianë.
Nagelsmann ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Gjermanisë dhe mund të jetë një alternativë për Manchester Unitedin, nëse klubi vendos të nisë një projekt të ri sportiv.
Përvoja në nivele të larta dhe qasja e tij taktike e bëjnë një kandidat potencial për një klub me ambicie të mëdha, siç është Manchester Unitedi.
Për momentin, mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit anglez do të ndërmarrin hapa konkretë për ndryshimin e trajnerit dhe cili prej emrave të përfolur mund të jetë zgjedhja e tyre e radhës.
Burimi: RTKLive




