Iraola mori drejtimin e “Të Kuqve” në qershor, duke zëvendësuar Arne Slotin, i cili e kishte udhëhequr Liverpoolin drejt titullit të Premier League në sezonin 2024/25. Megjithatë, skuadra nuk arriti ta ruante të njëjtin nivel në edicionin pasues.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Liverpooli ka treguar shenja pozitive. Në 11 ndeshjet e para me Iraolën në stol, skuadra ka regjistruar shtatë fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje.

Fitorja e fundit erdhi në Ligën e Kampionëve, ku Liverpooli triumfoi 4-3 ndaj Villarrealit, pas një përmbysjeje spektakolare. Mac Allister ishte një nga protagonistët kryesorë të takimit, duke realizuar dy gola, ndërsa Iraola e aktivizoi në një rol më të avancuar në mesfushë.
Pas ndeshjes, argjentinasi foli hapur për vështirësitë e sezonit të kaluar dhe ndryshimet që ka sjellë trajneri i ri.
“Viti i kaluar ishte vërtet i vështirë për të gjithë ne. Është e qartë se unë nuk isha në nivelin tim më të mirë dhe jam i pari që e pranoj këtë. Nuk kam asnjë problem ta them. Diçka nuk funksiononte siç duhej në grup dhe ky trajner e ndryshoi atë”, deklaroi Mac Allister.
Mesfushori theksoi se mënyra e lojës së Liverpoolit ka ndryshuar me ardhjen e Iraolës, duke nënvizuar rëndësinë e atmosferës së re brenda skuadrës.
“Është vërtet e rëndësishme. Mënyra se si luajmë është mjaft ndryshe. Nuk më pëlqen të bëj krahasime, por tani ndihem mirë dhe kjo është ajo që më pëlqen”, u shpreh ai.
Deklaratat e Mac Allisterit tregojnë se ndryshimet nën drejtimin e Iraolës nuk lidhen vetëm me rezultatet, por edhe me ndjesinë e futbollistëve brenda skuadrës.
Liverpooli synon ta vazhdojë këtë ecuri pozitive në garat vendore dhe evropiane, ndërsa paraqitja ndaj Villarrealit dhe dy golat e Mac Allisterit kanë shtuar optimizmin për vazhdimin e sezonit.
Burimi: RTKLive




