“Ma vendosi revolen në shpinë”, Bujupi tregon përballjen me zyrtarin e ministrisë

“Ma vendosi revolen në shpinë”, Bujupi tregon përballjen me zyrtarin e ministrisë

“Ma vendosi revolen në shpinë”, Bujupi tregon përballjen me zyrtarin e ministrisë

Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Dardan Bujupi ka treguar se si zyrtari i ministrisë, Sami Shaqiri e ndoqi me armë.

Sponsor 3M Express

Mosmarrëveshja, siç tregoi ai, kishte nisur rreth një komisioni disiplinor ku bënte pjesë Shaqiri.

Bujupi tha se Shaqiri e priti atë “në banjo” dhe ia vendosi revolën në shpinë.

“Këta njerëz nuk duhet me qenë në institucione. Përtej a duhet të jetë skaneri në hyrje të institucionit, të gjithë duhet të pajtohemi që problemi është te njeriu për të cilin po e propozojmë skanerin, dhe jo skaneri në vetvete”, tha ai në Frontal të T7.

Tutje, zyrtari shpjegoi detajisht ngjarjen.

“Dizajni i banjove tona është që kur t’i lash duart, e ke shpinën e kthyer nga pjesa tjetër e banjos. Në një moment erdhi ai zyrtari dhe ma vendosi revolen në shpinë, ma qiti tjetrën dorë në qafë, në fyt, dhe unë instiktivisht u ktheva dhe e shtyva, pa e ditur se çka ka. Dhe në atë moment revolja ra në tokë”, tha ai.

“Derisa ai u ul me e marrë revolen, unë e çela dorën, dola jashtë dhe bërtita ‘ikni se është me revole’”, shtoi Bujupi.

Më pas, Bujupi tha se zyrtari iku dhe ata e telefonuan Policinë.

Ai më vonë u arrestua.

Lexo edhe

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë

Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë