LVV-ja propozon komision hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

LVV-ja propozon komision hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

LVV-ja propozon komision hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të propozojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, me synimin që të hetohet përgjegjësia e institucioneve përkatëse dhe të identifikohen personat që nuk kanë vepruar pas kërkesave të saj për siguri dhe drejtësi.

Sponsor 3M Express

Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se formimi i komisionit do të propozohet në seancën e sotme të jashtëzakonshme, që është thirrur në orën 16:00.

Sipas saj, përgjegjësia për vrasjen duhet të shtrihet në të gjitha hallkat institucionale që kanë qenë të përfshira në trajtimin e rastit.

“Besojmë si Grup Parlamentar i LVV-së, si deputetë dhe si qytetarë se çdokush që ka qenë përgjegjës në zinxhirin udhëheqës, secili që është përgjegjës për mospërgjigje ndaj kërkesës së Arlindës për drejtësi dhe siguri, duhet të jetë përgjegjës. Në këtë drejtim kemi propozuar seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 16:00, ku do të propozojmë, përveç të tjerash, edhe formimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili duhet të shqyrtojë dhe të hetojë në të gjitha hallkat personat përgjegjës. Jo vetëm për të adresuar më drejt rastin kriminal të vrasjes së tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, por edhe për parandalimin e rasteve të tilla të ngjashme”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas Nagavcit, qëllimi nuk është vetëm të shqyrtohen rrethanat institucionale që i paraprinë vrasjes së Zekajt, por edhe të kontribuohet në parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Nagavci theksoi se personat që nuk kanë vepruar në këtë rast, përfshirë prokuroren e rastit dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës, duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës, nëse konstatohet se kanë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre.

“Personat që nuk kanë vepruar në këtë rast, qoftë prokurorja e rastit dhe personat e tjerë përgjegjës, duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës. Por, gjithsesi, duhet ta keni parasysh se është çështje komplekse dhe shkon përtej një individi. Synimi ynë është që diskutimi të bëhet jo vetëm si diskutim, por të hetohen edhe personat përgjegjës. E dimë që Qendra për Punë Sociale dhe institucionet e tjera përgjegjëse jo rrallëherë kanë dështuar t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e veta”, tha ajo.

Krahas kësaj, Nagavci bëri të ditur se deputetët do të mblidhen edhe të enjten, më 29 tetor, ku pritet të shqyrtohen Projektligji për Buxhetin dhe ai për Byronë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

LVV-ja propozon komision hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt | Momenti