Lushaku: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë (VIDEO)

Lushaku: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë (VIDEO)

Lushaku: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë (VIDEO)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar një proces të drejtë gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Lushaku ka komentuar takimin e grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

“Ky grup synon që shteti i Kosovës të krijojë një strategji shtetërore kundrejt procesit i cili është në Hagë, me qëllim final që të ketë një proces fer, duke mbrojtur të drejtat e njeriut, procedurat dhe gjithë përshkrimin e punës që ka vetë gjykata”, ka deklaruar Lushaku.

Ajo ka shtuar se institucionet e Kosovës e kanë obligim të ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për një gjykim të drejtë.

“Si shtet e kemi obligim që të bëjmë gjithçka që të sigurojmë që atje të ketë një gjykim fer, një proces fer dhe që i del ballë këtij gjykimi, duke ofruar të gjitha kushtet dhe procesin sa më të drejtë”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

SHBA ofron deri në 20 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi programin bërthamor të Iranit

SHBA ofron deri në 20 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi programin bërthamor të Iranit

SHBA ofron miliona për këdo që zbulon sekretet bërthamore të Iranit

SHBA ofron miliona për këdo që zbulon sekretet bërthamore të Iranit

Lushaku Sadriu: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë (VIDEO)

Lushaku Sadriu: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë (VIDEO)