Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca gjatë debatit në Kuvend për Raportin e Progresit.

Sponsor 3M Express

Pasi Konjufca i arsyetoi ngecjet në reforma me bllokadën politike, deputetja Lushaku-Sadriu reagoi menjëherë.

Lushaku-Sadriu ia përmendi shpërndarjen e parave në periudha elektorale, të cilën e cilësoi si blerje votash, raporton Klankosova.tv

Ajo kritikoi edhe mungesën e një ministri për Integrim Evropian.

“Kush e ka ndaluar Ministrinë e Arsimit? Çfarë kompetencash i duhen shtesë për rigjorganizim të shkollave? Kërkush nuk e kishte kritikuar.

Tjetri fakt që e përmende krizën politike, po mundohesh me ia gjuajt krizës e zgjedhjeve. Ky raport e kritikon shpërndarjen lineare të parave në kohë zgjedhjesh, për të mos thënë blerje votash.

Nuk e përmende korrupsionin, përderisa veç Qeveria vetë, edhe me kompetenca të plota, ka mundur ta sjellë strategjinë kundër korrupsionit. Po e merr si arritje emërimin e koordinatorit për integrim evropian, në vend të asaj, Qeveria juaj është dashur të ketë seriozitet, një ministër për Integrim Evropian”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu, raporton Klankosova.tv

Lexo edhe

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë

VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë