Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2026, pas suksesit historik me Kombëtaren e Spanjës, me të cilën fitoi Kupën e Botës.

Përzgjedhësi spanjoll u vlerësua me çmimin Johan Cruyff në ceremoninë e Topit të Artë, të organizuar nga revista franceze “France Football”.
De la Fuente e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Botërorin e vitit 2026, ku në finalen e zhvilluar më 19 korrik, “La Roja” mposhti Argjentinën me rezultat 1:0.
Ky sukses i shtohet arritjeve të tij të mëparshme me përfaqësuesen spanjolle, me të cilën fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2023 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2024.
Në garën për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, De la Fuente la pas emra të njohur të futbollit, përfshirë Luis Enriquen, Mikel Artetan, Unai Emeryn dhe Vincent Kompanyn.
Ky vlerësim e konfirmon sezonin e jashtëzakonshëm të trajnerit spanjoll, i cili e riktheu përfaqësuesen e tij në majën e futbollit botëror.




