LSDM: Në Evropë po paralajmërohet krizë e re dhe rritje e çmimeve, ndërsa Qeveria e Mickoskit nuk po ndërmerr asgjë

Maja Serafimovska Borozan, nga LSDM ka theksuar se nga viti i ardhshëm paralajmërohen edhe rritje të reja të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.

Sponsor 3M Express

Serafimovska tha se në Evropë po paralajmërohet një krizë e re për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe se shumë vende tashmë po ndërmarrin masa, ndërsa sipas saj, vetëm Qeveria e Mickoskit nuk bën asgjë.

Serafimovska deklaron se kostoja e jetesës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është rritur për 4.000 denarë nga janari deri më tani. Serafimovska bëri të ditur se shporta minimale sindikale në tetor ka kaluar 70 mijë denarë, ndërsa me qira arrin gati 90 mijë denarë.

“Pagat nuk i ndjekin rritjet e çmimeve. Standardi i jetesës është në nivelin e një të tretës së standardit në Bashkimin Evropian. Jo ekonomia e tretë në Evropë, por vetëm një e treta e standardit evropian. Hulumtimet ekonomike tregojnë se Maqedonisë do t’i duheshin 52 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian për sa i përket mirëqenies. Rreth 180.000 punëtorë marrin paga më të ulëta se 31.200 denarë në muaj, ndërsa paga minimale mbetet e pandryshuar në 26.000 denarë”, tha ajo.

Lexo edhe

LEX – Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

LEX – Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik

ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik

Humbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit

Humbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit