Loredana reagon pas rastit të Arlinda Zekajt: Heshtja nuk është zgjidhje, drejtësi për Arlindën

Loredana reagon pas rastit të Arlinda Zekajt: Heshtja nuk është zgjidhje, drejtësi për Arlindën

Loredana reagon pas rastit të Arlinda Zekajt: Heshtja nuk është zgjidhje, drejtësi për Arlindën

Këngëtarja Loredana ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke e cilësuar atë si një moment që duhet ta shtyjë shoqërinë të reflektojë për mënyrën se si trajtohen gratë dhe për përgjegjësinë që të gjithë kanë në luftën kundër dhunës ndaj tyre.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka theksuar se në raste të tilla heshtja nuk mund të jetë zgjidhje, ndërsa u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit artistik që të reagojnë, të angazhohen dhe të mos qëndrojnë indiferentë përballë ngjarjeve që cenojnë dinjitetin, sigurinë dhe jetën e grave.

Sipas Loredanës, reagimi nuk duhet të kufizohet vetëm në komunikata apo shkrime në rrjetet sociale, por duhet të shoqërohet edhe me angazhim konkret dhe kërkesa të qarta për përgjegjësi.

Këngëtarja ka vënë theksin te përgjegjësia e institucioneve, duke kërkuar veprime konkrete dhe llogaridhënie nga organet kompetente. Ajo ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e luftimit të çdo forme të gjuhës dhe sjelljes që nxit urrejtjen dhe dhunën ndaj grave.

Në mesazhin e saj, Loredana ka shprehur dhimbjen për faktin se, sipas saj, thirrjet për ndihmë kishin mbërritur te institucionet përkatëse, por mekanizmat institucionalë nuk arritën ta parandalonin tragjedinë.

Në fund, artistja e ka përmbyllur reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë për drejtësi: “Drejtësi për Arlindën”. /Telegrafi/

Foto: Loredana/InstaStory

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen

Loredana reagon pas rastit të Arlinda Zekajt: Heshtja nuk është zgjidhje, drejtësi për Arlindën | Momenti