“Llogaridhënia nuk është raport, është dorëheqje”, Hoti kërkon përgjegjësi nga Gërvalla e Sveçla

“Llogaridhënia nuk është raport, është dorëheqje”, Hoti kërkon përgjegjësi nga Gërvalla e Sveçla

“Llogaridhënia nuk është raport, është dorëheqje”, Hoti kërkon përgjegjësi nga Gërvalla e Sveçla

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka kritikuar drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e grave, duke kërkuar llogaridhënie edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sponsor 3M Express

“Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.

Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.
Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.
Sot fshihuni pas “hallkave”. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje”, ka shkruar Hoti.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Lassa prezanton gomat dimërore për sezonin 2026–2027

Lassa prezanton gomat dimërore për sezonin 2026–2027

Demolli nga QKSGj pyet ministrat: Arlinda na ka lënë kronologjinë e rastit, çfarë po bëni ju?

Demolli nga QKSGj pyet ministrat: Arlinda na ka lënë kronologjinë e rastit, çfarë po bëni ju?

Bajram Rexhepi: Jam kërcënuar me jetë pas denoncimit për parcelën e zjarrfikësve në Tetovë

Bajram Rexhepi: Jam kërcënuar me jetë pas denoncimit për parcelën e zjarrfikësve në Tetovë