Liverpooli eliminon Chelsean nga EFL Cup

Liverpooli eliminon Chelsean nga EFL Cup

Liverpooli eliminon Chelsean nga EFL Cup

Liverpooli është kualifikuar në raundin tjetër të EFL Cup, duke eliminuar Chelsean pas penalltive.

Sponsor 3M Express

Përballja mes dy gjigantëve anglezë ishte tepër dramatike nga fillimi, me shumë raste, ku epilogu në kohën e rregullt rezultoi të jetë 1-1, ndërsa “Reds” ishin më të saktë në penallti me rezultat 5-4.

Morgan Rodgers u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar Chelsean në epërsi (40’).

Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë, Liverpooli fitoi penallti dhe nga aty shënoi Cody Gakpo, për të barazuar rezultatin (43’).

Të dy skuadrat kishin disa raste shënimi në pjesën e dytë, megjithatë assesi s’ia dolën t’i finalizojnë.

Kësisoj, u nevojiten penalltitë për të caktuar fituesin. Nga pika e bardhë më të saktë ishin “Reds” për të fituar me rezultat 5-3.

Fytyra tragjike e “Bluve” rezultoi të jetë talenti Wesley Fofana që dështoi në penalltinë vendimtare.

Liverpooli kundërshtarin për raundin tjetër do ta mësojë pas hedhjes së shortit./Telegrafi/

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit