Liverpooli dhe Arsenali në garë për talentin e Barçës

Liverpooli dhe Arsenali në garë për talentin e Barçës

Liverpooli dhe Arsenali në garë për talentin e Barçës

Mbrojtësi 19-vjeçar, i dalë nga akademia e famshme e Barcelonës, “La Masia”, ka fituar besimin e trajnerit Hansi Flick, duke u përfshirë në planet e ekipit të parë në fillim të sezonit 2026/27.

Espart mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, çka i jep më shumë alternativa teknikut gjerman. Ai shihet si një mundësi shtesë për konkurrencë në këto pozita, ku Barcelona ka në dispozicion edhe Joao Cancelon dhe Jules Kounden.

Sponsor 3M Express

Klubi katalanas ka ndërmarrë hapa për ta siguruar të ardhmen e talentit të tij, duke ia vazhduar kontratën deri në vitin 2030. Marrëveshja e re përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, çka e bën të kushtueshëm çdo tentim për ta transferuar.

Megjithatë, sipas raportimeve, interesimi nga Premier League mund të konkretizohet nëse Espart humbet hapësirat në formacionin e Barcelonës. Liverpooli dhe Arsenali po e përcjellin situatën e tij, ndërsa klubi anglez nga Merseyside mund ta shohë si një përforcim të mundshëm për të ardhmen.

Në anën tjetër, Liverpooli po shqyrton edhe të ardhmen e Ronald Araujos, i cili, sipas raportimit, është huazuar te skuadra angleze për një sezon. Mbrojtësi uruguaian ka treguar paraqitje të mira në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Liverpooli mund ta blejë kartonin e tij për rreth 55 milionë euro.

Për momentin, nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të konfirmuar për Espartin. Mbetet të shihet nëse interesimi i klubeve angleze do të shndërrohet në oferta konkrete, ndërsa Barcelona ka një pozitë të favorshme negociuese falë kontratës afatgjatë dhe klauzolës së lartë të lirimit. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës