Lista Studentore ‘zbarkon’ nëpër manastiret e Kosovës, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

Përfaqësues të Listës Studentore të Serbisë kanë vizituar Kosovën, ku janë pritur nga Mitropoliti i Rashkë-Prizrenit, Teodosije, në Manastirin e Graçanicës.

Sponsor 3M Express

Vizita vjen pak ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore fitoi 140 ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Gjatë takimit me Teodosijen, përfaqësuesit e kësaj liste kanë diskutuar për gjendjen e komunitetit serb në Kosovë, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë që, në angazhimin e tyre të ardhshëm institucional, të merren me mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe të objekteve fetare ortodokse.

Edhe këta, pak a shumë me të njëjtën qasje si Lista Serbe, kanë folur për “vështirësitë” me të cilat pretendojnë se përballen serbët në Kosovë, duke përmendur ruajtjen e shtëpive familjare, arsimimin e fëmijëve, qasjen në shërbime shëndetësore dhe sigurinë.

Pas takimit në Graçanicë, delegacioni ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, ku është takuar me igumanin Sava dhe murgjit e këtij manastiri. Atje është diskutuar për mbrojtjen e trashëgimisë fetare, pronës kishtare dhe zonave të mbrojtura.

Vizitën në Kosovë, përfaqësuesit e Listës Studentore e kanë përmbyllur në Prizren, ku kanë vizituar Kishën e Shën Premtes dhe objekte të tjera fetare ortodokse.

Nuk dihet nëse për këto vizita janë njoftuar institucionet qendrore në Kosovë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

Dyshime për kontrabandë me qenie njerëzore, arrestohet vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban

Dyshime për kontrabandë me qenie njerëzore, arrestohet vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban

Debati për 171 mjekët e kthyer nga diaspora, këshilltari i ministrit Vitia publikon shifrat e licencimit

Debati për 171 mjekët e kthyer nga diaspora, këshilltari i ministrit Vitia publikon shifrat e licencimit