Lista Studentore, Paçarizi: E kanë të qartë që Kosova s’është pjesë e Serbisë

Lista Studentore, Paçarizi: E kanë të qartë që Kosova s’është pjesë e Serbisë

Lista Studentore, Paçarizi: E kanë të qartë që Kosova s’është pjesë e Serbisë

Profesori Rrahman Paçarizi, ka deklaruar në emisionin Rubikon se Lista Studentore në Serbi e ka të qartë që Kosova nuk është pjesë e Serbisë, por çështjen e saj e përdor për retorikë nacionaliste.

Sponsor 3M Express

Duke komentuar qëndrimet e kësaj liste për rajonin, Paçarizi ka vënë në dukje se përfaqësuesit e saj e përmendin Kosovën si rajon, por jo edhe Shqipërinë, gjë që, sipas tij, dëshmon se ata nuk e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë.

“Ata e kanë të qartë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, por u duhet për retorikë nacionaliste, u është dashur për t’i fituar zgjedhjet. Sepse zgjedhjet në Serbi, ndër të tjera, një pjesë e madhe e votave fitohet edhe përmes Kosovës”, ka deklaruar Paçarizi.

Ai ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë temë që ndikon në rezultatet zgjedhore në Serbi, duke përmendur edhe mbështetjen për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në pjesën jugore të vendit.

Sipas profesorit, rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë se kjo pjesë e Serbisë ka vazhduar ta mbështesë Vuçiqin, ndonëse karakterizohet nga një popullsi më e vogël dhe një strukturë më shumë urbane sesa rurale.

Paçarizi ka vlerësuar se ndryshimet e mundshme në Serbi do të lidhen kryesisht me mënyrën e menaxhimit të pushtetit dhe kontrollin mbi institucionet.

 “Ajo që ka me ndryshuar në Serbi është menaxhimi i pushtetit real. Mendoj që do të çmontohet një pjesë e krimit të organizuar, që për Kosovën është mirë”, ka thënë Paçarizi në Rubikon. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen