Lista Serbe reagon pas zgjedhjeve në Serbi

Lista Serbe reagon pas zgjedhjeve në Serbi

Lista Serbe reagon pas zgjedhjeve në Serbi

Lista Serbe ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, duke thënë se do të vazhdojë të angazhohet për ruajtjen e vendeve të punës, pagave dhe mbështetjes financiare nga buxheti i Serbisë për serbët në Kosovë.

Në një komunikatë pas mbledhjes së Kryesisë së Zgjeruar, kjo parti ka bërë të ditur se ka shqyrtuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në komunikatë, partia ka thënë se do të kundërshtojë çdo veprim që mund të rrezikojë vendet ekzistuese të punës, pagat e punonjësve, investimet, punësimet e reja dhe përfitimet sociale që financohen nga buxheti i Serbisë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu mbrojtjen e institucioneve që funksionojnë në sistemin e Serbisë, duke veçuar Kishën Ortodokse Serbe, objektet fetare dhe pronat e saj, si dhe institucionet shëndetësore dhe arsimore.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Prime i parë i Big Brother VIP Kosova sonte LIVE edhe në YouTube

Prime i parë i Big Brother VIP Kosova sonte LIVE edhe në YouTube

Pak orë para Prime-it të parë, tre banorët e sfiduar nga Vëllai i Madh argëtohen me muzikë (VIDEO)

Pak orë para Prime-it të parë, tre banorët e sfiduar nga Vëllai i Madh argëtohen me muzikë (VIDEO)

Lista Serbe reagon pas zgjedhjeve në Serbi | Momenti