Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se tifozët kanë mundësi të sigurojnë bileta shtesë për përballjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo mundësi është krijuar pasi Federata e Futbollit e Izraelit ka konfirmuar zyrtarisht se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës për ta ndjekur ndeshjen.

Si rrjedhojë, sektori i stadiumit që ishte rezervuar për mbështetësit e ekipit mysafir është liruar dhe biletat për këto ulëse tashmë janë vënë në dispozicion të tifozëve vendas.
Përmes një njoftimi zyrtar, FFK-ja ka bërë të ditur se lirimi i këtij sektori është realizuar në përputhje me rregulloret e UEFA-s.
Burimi: Dukagjini




