“Liria ka Emër”: Specialja po hakmerret politikisht ndaj Thaçit

“Liria ka Emër”: Specialja po hakmerret politikisht ndaj Thaçit

“Liria ka Emër”: Specialja po hakmerret politikisht ndaj Thaçit

Në reagimin e saj, platforma e cilëson procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij si një fushatë të vazhdueshme politike dhe juridike, duke pretenduar se drejtësia në këtë rast është shndërruar në instrument të hakmarrjes politike.

Sipas “Liria ka Emër”, zhvillimet e gjashtë viteve të fundit dëshmojnë se dënimi i Thaçit ka qenë qëllim i paracaktuar, ndërsa procesi gjyqësor, sipas tyre, është trajtuar vetëm si formalitet.

Sponsor 3M Express

Platforma gjithashtu pretendon se rreth 90 për qind e shqiptarëve në Kosovë nuk i besojnë Gjykatës Speciale dhe kundërshtojnë pretendimin e saj për të folur në emër të popullit të Kosovës.

Në fund të reagimit, “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se do të vazhdojë kundërshtimin ndaj vendimeve që i konsideron të padrejta, duke kërkuar drejtësi pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SHBA-ja miraton një trajtim të ri për disa pacientë me polimialgji reumatike

SHBA-ja miraton një trajtim të ri për disa pacientë me polimialgji reumatike

Vuçiqi i dëshpëruar në ulësen e deputetit në Kuvend, nuk e këndon as himnin e Serbisë

Vuçiqi i dëshpëruar në ulësen e deputetit në Kuvend, nuk e këndon as himnin e Serbisë

Mesazh emocionues i Fahri Fazliut për babanë pas aktgjykimit në Hagë

Mesazh emocionues i Fahri Fazliut për babanë pas aktgjykimit në Hagë