Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka kontraktuar një operator të ri ekonomik për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në territorin e komunës.

Sipas njoftimit zyrtar, operatori i ri do të nisë punën më 1 nëntor 2026, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë dhe ofrimit të rregullt të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Komuna ka bërë të ditur se ky angazhim synon të sigurojë vazhdimin e shërbimeve të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave në tërë territorin e saj. /Telegrafi/




