Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se mënyra se si u zhvillua kjo çështje e ka shokuar.

Sponsor 3M Express

Duke folur në emisionin “Politiko”, Limaj tha se pas protestave dhe përplasjeve që kishin ndodhur në Kosovë, ligji ishte votuar nga presidentja dhe nuk ishte ligj i një partie politike, por i qytetarëve të Kosovës.

“Kam qenë i shokuar atë natë, pas gjithë asaj çka kishte ndodhur në Kosovë, me protesta, ku shkuan deri në përplasje, dhe në fund erdhi si erdhi, u votua ligji nga presidentja. Ai ligj nuk ka qenë i PDK-së, por i qytetarëve. Rikthimi dhe kërkesa për të ka qenë shokuese”, deklaroi Limaj.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si u kërkua rikthimi i ligjit, duke vlerësuar se një kërkesë e tillë nuk duhej të bëhej në atë formë, pasi ekzistonin edhe mundësi të tjera për të kërkuar ndryshime.

“Edhe mënyra si u kërkua, edhe si ndodhi krejt ajo situatë, nuk kërkohet ashtu kthimi i ligjit. Vetë e keni çuar, keni mundur me kërku me përmirësu. Së dyti, nuk kërkohet nga presidentja”, u shpreh ai.

Limaj shtoi se pret që partitë politike ta kenë kuptuar këtë çështje. Ai theksoi se PDK-ja, të cilën e cilësoi si parti shtetformuese, duhet ta dijë se kur një ligj kthehet nga presidentja në Kuvend, nuk mund t’i shtohen amendamente.

“PDK-ja është parti shtetformuese. Ata duhet ta dinë që kur kthehet ligji nga presidentja, nuk mundesh me shtu amendamente”, deklaroi Limaj.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Inspektorati i Punës kërkon kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve për shkak të erërave të forta

Inspektorati i Punës kërkon kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve për shkak të erërave të forta

Pamela Anderson e kthen pallton e kuqe në veshjen e mbrëmjes: Një prekje nga stili i Marilyn Monroes

Pamela Anderson e kthen pallton e kuqe në veshjen e mbrëmjes: Një prekje nga stili i Marilyn Monroes

Analistët: Kënga nacionaliste serbe në forumin e BE-së, skandal i paparë

Analistët: Kënga nacionaliste serbe në forumin e BE-së, skandal i paparë