Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, por jo edhe protestuesit te selia e PDK-së

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, por jo edhe protestuesit te selia e PDK-së

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, por jo edhe protestuesit te selia e PDK-së

Pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim, situata pranë selisë së kësaj partie në Prishtinë ka qenë e qetë.

Shiroka-Pula e kthen në rishqyrtim Ligjin për Specialen

Sponsor 3M Express

Gazetarja e TV Dukagjinit, Dorentina Thaçi, e cila ka qëndruar pranë selisë së PDK-së, ka bërë të ditur se drejtuesi i iniciativës qytetare “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, e ka mirëpritur kthimin e ligjit në Kuvend.

Megjithatë, Haziri ka paralajmëruar se protestat mund të rikthehen nëse ligji nuk votohet brenda një kohe të arsyeshme.

Haziri ishte organizatori i protestës 21-ditore në sheshet e Prishtinës kundër vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestat e asaj periudhe u përqendruan te kërkesa për miratimin e Ligjit për Specialen, ndërsa më 5 tetor pati eskalim të situatës gjatë protestave.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së: Ka ardhur koha për një fillim të ri

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së: Ka ardhur koha për një fillim të ri

Kurti takon ministrin irlandez në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Kurti takon ministrin irlandez në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuimin e qenve të lënduar me helikopter në Kosovë

KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuimin e qenve të lënduar me helikopter në Kosovë