Liderët e BE-së mblidhen për Al: Nuk e kemi humbur garën

Liderët e BE-së mblidhen për Al: Nuk e kemi humbur garën

Liderët e BE-së mblidhen për Al: Nuk e kemi humbur garën

Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Dublin të Irlandës, në samitin e tyre të parë kushtuar Al, për të diskutuar se si Evropa mund të zhvillojë industrinë e saj teknologjike, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Në takim morën pjesë edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë evropiane të Al Mistral, Arthur Mensch, si dhe fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si një nga “kumbarët e Al”.

Diskutimet u përqendruan në përpjekjet e BE-së për të zvogëluar varësinë nga teknologjitë e huaja dhe për të konkurruar me SHBA-në dhe Kinën në zhvillimin e AI-së.

Kryeministri irlandez, Micheál Martin, deklaroi se liderët do të shqyrtojnë ekuilibrin mes inovacionit dhe rregullimit të teknologjisë, si dhe mënyrat për të forcuar sovranitetin teknologjik të Evropës.

Ndërkohë, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, kundërshtoi pretendimet se Evropa ka mbetur prapa në garën globale të Al.

“Kemi talente të klasit botëror dhe një ekosistem shumë të zhvilluar teknologjik”, deklaroi Metsola.

Një nga temat kryesore ishte edhe ndikimi i Al në siguri, punësim dhe të drejtat e qytetarëve.

Geoffrey Hinton, ish-studiues në Google, ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i pakontrolluar i kësaj teknologjie.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, paralajmëroi për “anën e errët të Al”, duke përmendur përdorimin e dronëve të pajisur me AI në luftën në Ukrainë.

Estonia dhe Finlanda kërkuan gjithashtu krijimin e mekanizmave të përbashkët evropianë për reagimin ndaj incidenteve serioze që lidhen me këtë teknologji.

Kryeministri estonez, Kristen Michal, theksoi se Evropa duhet të shmangë përsëritjen e gabimeve të së kaluarës, kur u bë tepër e varur nga furnizuesit e huaj për energji dhe lëndë të para.

Ekspertët vlerësojnë se BE-ja duhet të investojë më shumë në zhvillimin e teknologjive të veta, të mbështesë kompanitë evropiane dhe të krijojë rregulla që mundësojnë inovacionin, duke kufizuar rreziqet për shoqërinë.

Samiti zhvillohet në një kohë kur konkurrenca globale për Al po intensifikohet, ndërsa Evropa kërkon të forcojë pozicionin e saj përballë gjigantëve amerikanë dhe kinezë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | U zhduk me 14-vjeçaren nga Suhareka, arrestohet 24-vjeçari i dyshuar për dhunim – ky është i arrestuari

Ekskluzive | U zhduk me 14-vjeçaren nga Suhareka, arrestohet 24-vjeçari i dyshuar për dhunim – ky është i arrestuari

Juventusi ia cakton çmimin Edon Zhegrovës

Juventusi ia cakton çmimin Edon Zhegrovës

Vendim i papritur në SHBA, ndalohen të gjitha fluturimet për arsye sigurie

Vendim i papritur në SHBA, ndalohen të gjitha fluturimet për arsye sigurie