LEX | Vrasja e 22-vjeçarit në Lipjan, ku u plagosën edhe dy persona – po mbahet gjykimi ndaj Gazmend Selimit – Pamje nga vendi ngjarjes

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Gazmend Selimit, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e 22-vjeçarit Dardan Gashi, ngjarje kjo që kishte ndodhur më 5 gusht 2022, në një lokal në Lipjan.

Seanca po zhvillohet para trupit gjykues të udhëhequr nga gjyqtarja Sulltane Hoti, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 nëntor 2024, ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku i akuzuari Gazmend Selimi dyshohet se e kishte goditur viktimën me grusht në fytyrë, ndërsa i akuzuari tjetër, Muhamet Gashi, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, Dardan Gashi ishte qëlluar në gjoks dhe kishte humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Në një nga seancat e mëparshme gjyqësore, vëllai i viktimës kishte dëshmuar para trupit gjykues, duke deklaruar se e kishte parë Muhamet Gashin duke shtënë me armë.

Ndryshe, ky proces gjyqësor ishte përballur edhe me shtyrje të seancave. Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët se njëra nga seancat kishte dështuar për shkak të mungesës së Gazmend Selimit, i cili në atë kohë ndodhej në Itali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës