LEX | Tronditje në Prokurorinë e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt – suspendohet kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj me 7 vota

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, pas zhvillimeve që pasuan vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë të enjten, më 29 tetor 2026, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të KPK-së, e cila ishte thirrur nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi.

Sipas informacioneve të raportuara, suspendimi i Vuçetajt është miratuar me shtatë vota për, pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Përveç suspendimit, KPK-ja ka vendosur edhe themelimin e një paneli hetimor, në kuadër të procedurave për trajtimin e përgjegjësisë së mundshme disiplinore të kryeprokurores.

Vendimi vjen vetëm katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila më 25 tetor u vra në mënyrë mizore në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili u arrestua pas dy ditësh kërkimi nga Policia.

Rasti ka shkaktuar reagime të fuqishme publike, veçanërisht pas publikimit të dokumenteve që dëshmojnë se viktima kishte kërkuar ndihmë dhe masa urgjente mbrojtëse nga institucionet përpara se të vritej.

Gazeta Sinjali kishte raportuar për kërkesën e Arlindës drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë më 22 tetor, vetëm tri ditë përpara vrasjes së saj.

Pas tragjedisë, janë ngritur pyetje serioze lidhur me veprimet e institucioneve përgjegjëse dhe nëse autoritetet kishin ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e viktimës.

Suspendimi i kryeprokurores Vuçetaj përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme institucionale pas vrasjes, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të konstatojë paneli hetimor lidhur me përgjegjësinë e saj të mundshme disiplinore.

Suspendimi është masë e përkohshme dhe nuk përbën konstatim përfundimtar të përgjegjësisë disiplinore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rasti i Arlindës, pritet të suspendohet edhe drejtori i Policisë Rajonale në Pejë

Rasti i Arlindës, pritet të suspendohet edhe drejtori i Policisë Rajonale në Pejë

Goditi Camavingan në El Clasico, tifozi rrezikon gjobë marramendëse dhe përjashtim nga stadiumet

Goditi Camavingan në El Clasico, tifozi rrezikon gjobë marramendëse dhe përjashtim nga stadiumet

Rritet në 69 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë, vazhdojnë kërkimet për viktima

Rritet në 69 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë, vazhdojnë kërkimet për viktima

LEX | Tronditje në Prokurorinë e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt – suspendohet kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj me 7 vota | Momenti