LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë shqyrtimit të rastit të trafikimit të dyshuar me njerëz, që lidhet me sjelljen e vajzave nga Amerika Latine në Kosovë, është vendosur mbyllja e seancës për publikun.

Sponsor 3M Express

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se kërkesa për mbylljen e seancës dhe fshirjen e videove është ngritur nga avokatja rreth një orë pas fillimit të shqyrtimit gjyqësor, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti lidhet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Fabiana Anais Cobos Vega dhe të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kishin organizuar rekrutimin, transportimin dhe strehimin e personave nga Amerika Latine dhe vende të tjera drejt Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës