LEX | Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

LEX | Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

LEX | Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

Në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet sot, më 24 nëntor, seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Familjen e së ndjerës Arlinda Zekaj në këtë rast e përfaqëson avokati Besnik R. Berisha.

Seanca është caktuar për në orën 13:00, pasi ajo e planifikuar për 12 nëntor ishte shtyrë. Sipas njoftimit të mëhershëm të Gjykatës, Berisha kishte kërkuar shtyrjen pasi kishte njoftuar se nuk mund të merrte pjesë. Gjykata e kishte miratuar kërkesën pasi kishte dëgjuar palët e pranishme.

Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafit 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në Lebanë të Prishtinës

Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në Lebanë të Prishtinës

LSDM: Duhet të ketë hetim për Alta Bankën dhe të zgjerohet me Alta sigurime

LSDM: Duhet të ketë hetim për Alta Bankën dhe të zgjerohet me Alta sigurime

FSK reagon pas plagosjes së ushtarit, jep detaje

FSK reagon pas plagosjes së ushtarit, jep detaje