LEX | Nuk u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Auron Ferizit – Gjykata tregon arsyen pse Egzon Shallki mori 25 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka sqaruar arsyet pse Egzon Shallki, i dënuar për vrasjen e Auron Ferizit në Viti, është dënuar me 25 vjet burgim dhe jo me burgim të përjetshëm.

Sponsor 3M Express

Sipas Gjykatës, gjatë përcaktimit të dënimit është konstatuar se Shallki, në kohën e kryerjes së veprës penale, kishte aftësi esencialisht të zvogëluar mendore, rrethanë që sipas Kodit Penal të Kosovës përjashton shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 8 shtator 2025, në sheshin “Bafti Haxhiu” në Viti, ku Shallki, duke drejtuar veturën, kishte goditur një grup personash që qëndronin pranë një tavoline.

Nga goditja ishin lënduar disa persona, ndërsa Auron Ferizi kishte ndërruar jetë më 10 shtator 2025 në QKUK.

Gjykata ka bërë të ditur se gjatë shqiptimit të dënimit janë vlerësuar rrethanat rënduese dhe lehtësuese, duke u mbështetur në nenin 41, paragrafin 3, të Kodit Penal.

Përveç 25 vjetëve burgim, Shallkit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues i marrjes së lejes së vozitjes për pesë vjet.

Ndaj tij do të vazhdojë masa e paraburgimit deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit, ndërsa palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga pranimi i vendimit me shkrim.

Shënim: Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë dhe palët kanë të drejtë ankese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

LEX | Nuk u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Auron Ferizit – Gjykata tregon arsyen pse Egzon Shallki mori 25 vjet burgim | Momenti