LEX | Kush do t’i udhëheqë Departamentet Speciale? KGJK me vendime të rëndësishme të enjten – në rend dite edhe raste disiplinore

LEX | Kush do t’i udhëheqë Departamentet Speciale? KGJK me vendime të rëndësishme të enjten – në rend dite edhe raste disiplinore

LEX | Kush do t’i udhëheqë Departamentet Speciale? KGJK me vendime të rëndësishme të enjten – në rend dite edhe raste disiplinore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) pritet të mbajë të enjten, më 22 tetor 2026, mbledhjen e 373-të, ku në rend dite janë përfshirë 38 pika, ndër to emërimi i udhëheqësve të Departamenteve Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit, si dhe shqyrtimi i çështjeve disiplinore, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas rendit të ditës të publikuar nga KGJK-ja, një ndër çështjet kryesore të kësaj mbledhjeje është emërimi i udhëheqësve të dy Departamenteve Speciale, të cilat trajtojnë çështje penale që bien në kompetencën e tyre, përfshirë raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në pikat 10 dhe 11 të rendit të ditës është paraparë emërimi i udhëheqësit të Departamentit Special në Gjykatën e Apelit, si dhe i udhëheqësit të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Por, përveç emërimeve në pozita të rëndësishme të sistemit gjyqësor, KGJK-ja pritet të trajtojë edhe çështje disiplinore.

Në pikën 36 të rendit të ditës është paraparë themelimi i një paneli hetimor për një rast disiplinor, ndërsa në pikën 37 shqyrtimi i një ankese të paraqitur më 9 tetor 2026 kundër një vendimi disiplinor.

Të dyja këto pika janë paraparë të zhvillohen në seanca të mbyllura.

Po ashtu, në rend dite është përfshirë edhe themelimi i komisionit për vlerësimin e performancës së ish-kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndërkohë, KGJK-ja pritet të shqyrtojë përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve mbikëqyrës në gjashtë degë të gjykatave themelore, përkatësisht në Shtërpcë, Malishevë, Rahovec, Klinë, Skenderaj dhe Vushtrri.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe propozimi i kryetares së Gjykatës Themelore në Gjakovë për emërimin e nënkryetarit të kësaj gjykate.

Gjithashtu, Këshilli ka paraparë shpalljen e konkurseve për gjyqtarë mbikëqyrës në degët e gjykatave në Suharekë, Kaçanik, Podujevë dhe Gllogoc, si dhe themelimin e komisioneve për vlerësimin e kandidatëve.

Pjesë e rendit të ditës është edhe shpallja e konkursit për administrator të Gjykatës Administrative, shqyrtimi i rekomandimeve për transferimin e bashkëpunëtorëve profesionalë dhe shpallja e konkursit për pozita të tilla në gjykatat e Kosovës.

Një tjetër pikë e rëndësishme është emërimi i kryesuesit të Panelit për Lirim me Kusht dhe i anëtarit rezervë të deleguar nga Gjykata Supreme e Kosovës.

KGJK-ja pritet të shqyrtojë gjithashtu dy aktgjykime, një të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe një të Gjykatës së Apelit, për të cilat në rend dite është paraparë shqyrtimi dhe vendosja.

Mbledhja e 373-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës është paraparë të fillojë në orën 09:30, në sallën e takimeve të KGJK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?