LEX | Elez Ahmeti dyshohet se e goditi vëllain katër herë me kaçavidë – akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve dyshohet se përfundoi me sulm me kaçavidë, ku njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda trupore. Për këtë rast, i akuzuari ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Sponsor 3M Express

Sipas akuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 shtator 2026, kur i akuzuari, pas një mosmarrëveshjeje me vëllain e tij, ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit.

Në tarracën e shtëpisë, fillimisht dyshohet se e ka fyer dhe sharë në nënë, e më pas e ka goditur katër herë me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.

Prokuroria pretendon se sulmi është kryer me dashje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin, të cilit i janë shkaktuar plagë shpuese, të shoqëruara me lëndime të rënda trupore.

Familjarët e tjerë kanë ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa i dëmtuari është nisur për trajtim mjekësor në Prishtinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Hana” – një histori dhimbjeje dhe shërimi që u jep zë grave të mbijetuara të luftës në Kosovë

“Hana” – një histori dhimbjeje dhe shërimi që u jep zë grave të mbijetuara të luftës në Kosovë

Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

KEK: Njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar

KEK: Njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar