LEX | Dren Paca ndryshon rregullat në Prokurorinë Speciale – prokurorët mund të iniciojnë hetime pa autorizimin e tij

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca, ka marrë një vendim të rëndësishëm, përmes të cilit ndryshohen procedurat për regjistrimin e lëndëve dhe inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas vendimit të ri, prokurorët specialë tash e tutje mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur nevojë të marrin paraprakisht autorizimin e Kryeprokurorit.

Ky ndryshim është bërë përmes plotësimit dhe ndryshimit të Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në Prokurorinë Speciale.

Në komunikatën e lëshuar më 20 tetor 2026, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat dhe pavarësinë funksionale të prokurorëve.

Me këtë vendim synohet eliminimi i një hapi administrativ, duke ua lehtësuar prokurorëve procedurën për inicimin e hetimeve të veprave penale që bien në kompetencën e Prokurorisë Speciale.

Ndryshimi pritet të mundësojë një procedurë më të drejtpërdrejtë të regjistrimit të lëndëve, pa qenë i nevojshëm autorizimi paraprak i Kryeprokurorit për këtë hap.

Nga Prokuroria Speciale është theksuar se ky vendim synon gjithashtu të nxisë prokurorët në inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare.

Institucioni ka ritheksuar përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe hetimin e të gjitha veprave penale që bien në kompetencën e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?