LEX | Akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 34 shqiptarëve dhe dëbimin e rreth 1 mijë civilëve – sot vazhdon gjykimi ndaj Ramadan Morinës

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon sot, më 4 nëntor, gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Morina përballet me akuza të rënda që lidhen me ngjarjet e marsit të vitit 1999 në fshatin Burim të Malishevës, ku u vranë 34 civilë shqiptarë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, më 31 mars 1999, Morina, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, dyshohet se ka marrë pjesë në veprime kriminale ndaj popullsisë civile shqiptare.

Prokuroria pretendon se gjatë këtyre ngjarjeve, nga një grup civilësh ishin ndarë 35 burra shqiptarë, të cilët ishin detyruar të rreshtoheshin, ndërsa gratë dhe fëmijët ishin larguar nën kërcënimin e armëve.

Sipas përshkrimit të aktakuzës, një pjesëtar i forcave policore serbe kishte hapur zjarr me armë automatike, duke vrarë 34 civilë shqiptarë.

Morina akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbimin masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1 mijë qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftime.

I akuzuari nuk e pranon fajësinë

Në shqyrtimin fillestar, të mbajtur më 30 dhjetor 2025, Ramadan Morina ishte deklaruar i pafajshëm, duke pretenduar se gjatë periudhës 1998–1999 nuk kishte qenë fare në Kosovë dhe se posedonte dëshmi për këtë.

Morina ishte arrestuar në gusht të vitit 2025 në Prishtinë, ndërsa Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij në dhjetor të po atij viti.

Në mars të vitit 2026, Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Ndërkaq, në seancën e 16 qershorit 2026, shqyrtimi gjyqësor ishte shtyrë pas kërkesës së mbrojtjes për sigurimin e deklaratës së dëshmitares së mbrojtur, të identifikuar me kodin D1.

Procesi gjyqësor zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Rrahman Beqiri.

Gjykimi ndaj Morinës vazhdon, ndërsa përgjegjësia e tij penale mbetet të përcaktohet nga gjykata në bazë të provave të administruara gjatë procesit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës

LEX | Akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 34 shqiptarëve dhe dëbimin e rreth 1 mijë civilëve – sot vazhdon gjykimi ndaj Ramadan Morinës | Momenti