Leverkuseni përulet para dyshes shqiptare, Asllani e Avdullahu kthejnë lavdinë te Hoffenheimi

Leverkuseni përulet para dyshes shqiptare, Asllani e Avdullahu kthejnë lavdinë te Hoffenheimi

Leverkuseni përulet para dyshes shqiptare, Asllani e Avdullahu kthejnë lavdinë te Hoffenheimi

Hoffenheimi ka shënuar fitoren e tretë të sezonit në Bundesliga, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat të pastër 3-0, në një ndeshje ku protagonistë ishin futbollistët shqiptarë Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

Sponsor 3M Express

Epërsia u zhbllokua në minutën e 78-të, kur Asllani fitoi një penallti pas ndërhyrjes së rishikuar me VAR, të cilën një minutë më vonë e konkretizoi Andrej Kramaric, transmeton Klankosova.tv.

Në minutën e 89-të, Alexander Prass dyfishoi epërsinë me një goditje të bukur nga distanca, por u përjashtua me karton të kuq pasi hoqi fanellën gjatë festimit.

Pavarësisht lojës me dhjetë futbollistë, Max Moerstedt vulosi shifrat në 3-0 në kohën shtesë (90+5′). Leon Avdullahu e zhvilloi të gjithë takimin në mesfushë, ndërsa Asllani u zëvendësua në minutën e 84-t pas një paraqitjeje përcaktuese për fitoren e vendasve.

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Leverkuseni përulet para dyshes shqiptare, Asllani e Avdullahu kthejnë lavdinë te Hoffenheimi | Momenti