Lela Seferi: Me një pagë mesatare nuk do të mund të jetoja

Lela Seferi: Me një pagë mesatare nuk do të mund të jetoja

Lela Seferi: Me një pagë mesatare nuk do të mund të jetoja

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, ka ndarë mendimet për mundësitë financiare që ofron puna në rrjetet sociale, duke treguar se një pagë mesatare nuk do t’i mjaftonte për të përballuar mënyrën e saj të jetesës.

Sponsor 3M Express

Gjatë një interviste në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ajo shpjegoi se arsyeja nuk lidhet me mungesën e aftësisë për të kursyer, por me faktin se dëshiron të ketë mundësi financiare edhe për t’i mbështetur njerëzit e saj të afërt.

Lela tregoi se për të është e rëndësishme të mos kujdeset vetëm për nevojat personale, por të jetë në gjendje t’u dalë në ndihmë edhe personave që ka përreth.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me një pagë mesatare, nuk kisha mujtë edhe me jetu për veti edhe me ju ndihmu personave rreth meje”, u shpreh ajo.

Një tjetër temë e diskutimit ishte paragjykimi ndaj vajzave që sigurojnë të ardhura përmes platformave sociale.

E pyetur nëse ato gjykohen më shumë sesa gratë që punojnë në zyra, ish-banorja u përgjigj pozitivisht.

Ajo theksoi se krijimi i përmbajtjeve dhe reklamimi i produkteve nuk është një punë aq e lehtë sa mund të mendohet, pasi kërkon ekspozimin e imazhit personal dhe vënien e vetes në shërbim të fushatave të marketingut.

– YouTube www.youtube.com

Sipas saj, të ardhurat që përfitojnë këto vajza janë rezultat i punës dhe angazhimit të tyre, ndonëse kjo mënyrë e të fituarit ende shoqërohet me paragjykime. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lëndohet Xhaka, zëvendësohet veç pas 4 minutave lojë

Lëndohet Xhaka, zëvendësohet veç pas 4 minutave lojë

Aksidenti në garat ilegale në Trudë të Prishtinës, deklarohet policia

Aksidenti në garat ilegale në Trudë të Prishtinës, deklarohet policia

Prishtina shkëputet në krye, Malisheva e Drita në ndjekje – rezultatet dhe renditja pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës

Prishtina shkëputet në krye, Malisheva e Drita në ndjekje – rezultatet dhe renditja pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës