Legjenda e Real Madridit befason me deklaratën: Barcelona favorite e madhe për El Clasico

Legjenda e Real Madridit befason me deklaratën: Barcelona favorite e madhe për El Clasico

Legjenda e Real Madridit befason me deklaratën: Barcelona favorite e madhe për El Clasico

Jorge Valdano beson se Barcelona është favorite për ta fituar El Clasicon ndaj Real Madridit, por paralajmëron se madrilenët kanë cilësinë e nevojshme për të triumfuar në çdo stadium.

Sponsor 3M Express

Ish-futbollisti i Real Madridit vlerësoi potencialin ofensiv të skuadrës madrilene, por theksoi se mesfusha ka nevojë për më shumë kreativitet, në mënyrë që sulmuesit të furnizohen më shpejt dhe më saktë me topa.

“Barcelona është favorite e madhe, por Reali është i aftë të fitojë kudo. Ka një skuadër fantastike”, deklaroi Valdano.

Ai vuri në pah se mënyra se si Real Madridi e dërgon topin te lojtarët ofensivë mund të jetë vendimtare për suksesin e skuadrës këtë sezon.

Sipas Valdanos, nëse madrilenët arrijnë t’i shfrytëzojnë më mirë cilësitë e sulmuesve të tyre, mund të shndërrohen në një nga skuadrat më të rrezikshme në Evropë.

“Ndoshta nuk ka asnjë skuadër tjetër në Evropë që shënon kaq shumë gola”, shtoi ai.

Deklaratat e Valdanos vijnë në prag të përballjes së madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit, ku katalunasit synojnë të shfrytëzojnë momentin e tyre, ndërsa madrilenët kërkojnë të dëshmojnë se mund të triumfojnë edhe në një sfidë të tillë./Telegrafi/

Lexo edhe

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet nga Mitrovica në QKUK në gjendje të rëndë

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet nga Mitrovica në QKUK në gjendje të rëndë

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë