Legjenda e Chelseat, Gus Poyet, beson se Cole Palmer mund të arrijë të njëjtat nivele si ikonat e klubit Eden Hazard dhe Gianfranco Zola, duke treguar lumturinë e ripërtërirë të lojtarit të kombëtares angleze në Stamford Bridge.

Palmer kaloi një sezon të vështirë 2025-26, duke shënuar 11 gola në 34 paraqitje mes problemeve fizike.
Megjithatë, ai e ka rizbuluar shkëndijën e tij këtë sezon, duke regjistruar katër gola dhe tre asistime deri tani dhe kjo bën që Poyet ta vlerësoj lartë nivelin e lojtarit.
“Ai më duket i lumtur dhe kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar si Cole Palmer”, ka thënë Poyet për Goal, duke shtuar se cilësia sulmuese e Chelseat do të thotë që Palmer nuk duhet ta mbajë më të gjithë barrën.
Me kontratën e tij që thuhet se vlen deri në vitin 2034, Palmer ka kohë për të ndërtuar një trashëgimi dhe për të ndjekur trofe të tjerë të mëdhenj në Londrën perëndimore. /Telegrafi/




