‘Le të fitojë më i miri”, Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë

‘Le të fitojë më i miri”, Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë

‘Le të fitojë më i miri”, Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me zgjedhjet në Bërvenicë, duke kundërshtuar cilësimin e dëshirës për fitore të një kandidati shqiptar si “provincializëm”.

Sponsor 3M Express

Nga LSH-ja vlerësojnë se deklarata e Gashit është e papërshtatshme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të Bërvenicës që të mobilizohen për zgjedhjet e së dielës.

Njoftimi i plotë i Lidhjes Shqiptare:

Kauza Kombëtare nuk është provincializëm, por Afrim Gashi është vasal që mohon edhe identitetin e vetë.

Sot dëgjuam deklaratën më skandaloze, më të turpshme dhe më poshtëruese të një funksionari shqiptar, i cili rri ulur në një kolltuk që u fitua me shumë sakrificë e gjak të derdhur.

Afrim Gashi sot e quajti provincializëm dëshirën e shqiptarëve për fitoren e kandidatit shqiptar në Bërvenicë, duke shtuar se ai uron “të fitojë më i miri” dhe lutet që të përfundojnë ndarjet në baza etnike.

Afrim Gashit, i cili i ra pishman edhe për atdheun e tij, mohoi gjuhën shqipe. Nuk i pengon nacionalizmi i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, festa e tyre për “fitoren maqedonase” në Kërçovë e Bërvenicë në zgjedhjet e kaluara, por i pengon vetëm dëshira e shqiptarëve për fitore aty ku janë shumicë dhe meritojnë fitore.

Lidhja Shqiptare dënon ashpër këtë retorikë të Gashit dhe koalicionit ku ai bën pjesë dhe fton shqiptarët e Bërvenicës që t’i japin përgjigjen e duhur atij dhe Mickoskit të dielën.

Përkatësia kombëtare dhe e drejta e shqiptarëve për të qeverisur me Bërvenicën është e drejtë hyjnore, njerëzore dhe demokratike, sepse shqiptarët aty janë shumicë.

Motra e vëllezër, mobilizohuni masivisht, lini dallimet politike e lojërat e vasalëve, sepse të dielën duhet të fitojë kandidati shqiptar dhe qytetarët shqiptarë të Komunës së Bërvenicës.

Lexo edhe

Ndahet nga jeta ylli i filmave “Star Trek” dhe “X-Men”, Patrick Stewart

Ndahet nga jeta ylli i filmave “Star Trek” dhe “X-Men”, Patrick Stewart

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit