Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Abu Dabi

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Abu Dabi

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Abu Dabi

Fazliu ka garuar në kategorinë deri në gjashtëdhjetë e tre kilogramë. Pas pushimit në xhiron e parë, ajo e ka mposhtur portugezen Joana Crisostomo në xhiron e dytë, me Waza-ari.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare ka fituar me Ippon ndaj mongoles Tsendbazar Mashbat, e cila garon për Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, në gjysmëfinale është mposhtur nga polakja Angelika Szymanska, me Waza-ari.

Sponsor 3M Express

Në luftën për medaljen e bronztë, Fazliu ka triumfuar me Ippon ndaj kroates Iva Oberan, duke siguruar kështu vendin e tretë.

Kjo është medalja e tretë e bronztë e Fazliut në garat Grand Slam dhe e para në këtë nivel pas më shumë se tre vjetësh. Ajo ka fituar edhe një medalje të argjendtë në Grand Slam, ndërsa këtë vit ka marrë të argjendtën në Grand Prix të Austrisë dhe të bronztën në Grand Prix të Kinës.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vlerësuar se Fazliu ende nuk e ka treguar të gjithë potencialin e saj.

Edhe Akil Gjakova ka pasur paraqitje të mirë në kategorinë deri në shtatëdhjetë e tre kilogramë. Ai e ka nisur garën me fitore me Ippon ndaj izraelitit Ohad Moritz, ndërsa në xhiron e tretë e ka mposhtur me Ippon edhe Makhmadbek Makhmadbekovin, nënkampionin e botës, i cili garon për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Gjakova është përballur me kampionin olimpik në fuqi, Hidayat Heydarov. Pas një lufte të fortë prej gjashtë minutash, xhudisti nga Kosova ka pësuar humbje me Yuko, pikën më të vogël në këtë sport.

Përmes repesazhit, Gjakova ka arritur deri në luftën për medaljen e bronztë. Fillimisht e ka mposhtur francezin Joan-Benjamin Gaba, por gjatë kësaj përballjeje ka pësuar lëndim në kokë. Me kokën e fashuar ka dalë në luftën për medalje, ku është mposhtur nga rusi Karen Galstian me dy Waza-ari.

Me vendin e pestë, Gjakova ka fituar 360 pikë për renditjen botërore, ndërsa Fazliu i ka fituar 500 pikë.

Në garën e së premtes ka marrë pjesë edhe Dardan Cena, i cili është ndalur që në luftën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Trajneri Driton Kuka është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Gjakovës, duke e vlerësuar atë si luftën më të mirë të tij që nga Lojërat Olimpike në Paris. Sipas Kukës, Gjakovës i ka munguar vetëm durimi në përballjen me Heydarovin, ndërsa iniciativa gjatë luftës ka qenë në anën e kosovarit.

Rezultatet nga Abu Dabi janë sinjal pozitiv për ekipin e Kosovës në xhudo, që po vazhdon përgatitjet për synimin më të madh, Lojërat Olimpike. Në këtë garë, Kosovës i ka munguar Distria Krasniqi, njëra prej xhudisteve kryesore të ekipit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë se do të kërkojnë ndihmën e ushtrisë

Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë se do të kërkojnë ndihmën e ushtrisë

Pas vrasjes së Arlindës, Kreditimi Rural i Kosovës merr vendim për faljen e borxhit të saj

Pas vrasjes së Arlindës, Kreditimi Rural i Kosovës merr vendim për faljen e borxhit të saj