Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Albert Sylajt, dorasi i Arlinda Zekajt.

Sylaj ngarkohet për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharrahaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).
Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në ora 23:40, deri me 27.11.2026.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë.”




