Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Kapiteni i Anglisë u lëndua rreth minutës së 20-të, pas një dueli me mbrojtësin Joël Schmied, duke u detyruar ta ndërpriste para kohe paraqitjen në këtë takim.

Klubi bavarez konfirmoi se 33-vjeçari iu nënshtrua operacionit gjatë natës, pasi ekzaminimet mjekësore zbuluan një çarje të ligamentit sindesmotik. Pas ndërhyrjes së suksesshme, sulmuesi do të nisë procesin e rehabilitimit.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve, Kane pritet të mungojë të paktën tre muaj, çka përbën një goditje të madhe për Bayernin në vazhdim të sezonit.

Vetë futbollisti reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke mos e fshehur zhgënjimin për dëmtimin, por duke shprehur optimizëm për rikthimin.

“Ulje-ngritjet e jetës! Natyrisht, jam shumë i zhgënjyer me këtë dëmtim, por, si gjithmonë, kjo është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe për t’u përmirësuar në prag të vitit 2027”, ka shkruar Kane.

Ndërkohë, Bayerni i Mynihut i ka uruar sulmuesit rikuperim sa më të shpejtë përmes një mesazhi në kanalet zyrtare të klubit. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mungesa e masave të sigurisë, ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj

Mungesa e masave të sigurisë, ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj

“Nuk më interesojnë ata”, Flick për formën e mirë të Real Madridit

“Nuk më interesojnë ata”, Flick për formën e mirë të Real Madridit

Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë

Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë