Këngëtari Labinot Rexha ka publikuar një fotografi me Gani Gecin, pas lajmeve për lirimin e këtij të fundit nga paraburgimi, duke e shoqëruar me një mesazh respekti dhe vlerësimi për mikun e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexha ka treguar se takimi me Gecin ishte i veçantë, pasi gjatë bisedës kanë kujtuar periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës, përfshirë luftën dhe vitet e pasluftës.
Sipas këngëtarit, takime të tilla janë më shumë sesa një kafe mes miqsh, pasi rikthejnë kujtime nga e kaluara dhe shërbejnë si një mundësi për të reflektuar mbi sakrificat dhe rrugëtimin e popullit shqiptar.
Rexha e ka përmbyllur mesazhin e tij duke shprehur respektin për Gani Gecin, të cilin e ka cilësuar si mik.
“Kënaqësi dhe respekt për ty, miku im, Gani Geci!”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.
Fotografia dhe mesazhi i publikuar nga Rexha vijnë pas raportimeve për lirimin e Gecit nga paraburgimi. /Telegrafi/




