Labinot Rexha del kundër Leonora Jakupit: Ajo nuk e përfaqëson as muzikën e rolin e opinionistes në reality show

Këngëtari kosovar Labinot Rexha ka reaguar lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, duke shprehur pakënaqësitë e tij për mundësinë që Leonora Jakupi të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Instastory, Rexha ka thënë se rikthimi i këngëtares në këtë rol do të përbënte një zhgënjim të madh për të, pasi, sipas mendimit të tij, ajo nuk e përfaqëson siç duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një format të tillë televiziv.

“Nëse edhe këtë herë opinioniste do të jetë Leonora Jakupi, për mua do të jetë një zhgënjim i madh. Sipas mendimit tim, ajo nuk e përfaqëson sa duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një reality show”, ka shkruar ai.

Rexha ka theksuar se një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë t’i vlerësojë situatat përmes argumenteve, e jo vetëm emocioneve.

“Një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë të gjykojë situatat me argumente, jo vetëm me emocione. Publiku pret mendime të arsyetuara, analiza të lojës dhe vlerësime të drejta për të gjithë banorët”, thuhet në reagimin e tij.

Në fund, këngëtari ka kërkuar më shumë profesionalizëm dhe transparencë në mënyrën se si komentohen zhvillimet brenda shtëpisë së BBVK-së.

“Një opinioniste duhet të flasë me argumente, jo të udhëhiqet vetëm nga emocionet. Publiku meriton profesionalizëm dhe transparencë!”, ka përfunduar Rexha.

Deri më tani, mbetet të shihet nëse Leonora Jakupi do të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”. /Telegrafi/

Foto: Labinot Rexha/InstaStory

Lexo edhe

Historitë tronditëse të Russell Brand vazhdojnë të marrin vëmendjen e njerëzve – ai gjithashtu thuhet se abuzoi me një qen

Historitë tronditëse të Russell Brand vazhdojnë të marrin vëmendjen e njerëzve – ai gjithashtu thuhet se abuzoi me një qen

Senatori amerikan shpreh shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri

Senatori amerikan shpreh shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri

Si të pastroni një shishe brenda kur as furça nuk mund ta arrijë, metoda interesante që po ngjall kuriozitet te njerëzit

Si të pastroni një shishe brenda kur as furça nuk mund ta arrijë, metoda interesante që po ngjall kuriozitet te njerëzit