Kosova shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. LabBox me produktin edukativ “Reactor Rescue” ka fituar çmimin e artë (Gold Award Winner) në kategorinë “Life Skills” në kuadër të “Play for Change Awards”, të organizuar nga Toy Industries of Europe.

Ky vlerësim konsiderohet një arritje e rëndësishme për LabBox, pasi “Play for Change Awards” janë ndër çmimet prestigjioze të industrisë së lodrave në Evropë. Organizatorja, Toy Industries of Europe, përfaqëson prodhuesit kryesorë të lodrave në nivel ndërkombëtar.
Kështu ka bërë të ditur Arta Shehu Zaimi, kryeshefe ekzekutive e LabBox Education.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Sonte LabBox me produktin Reactor Rescue – është Gold Award Winner në kategorinë Life Skills nga Play for Change Awards e organizuar nga Toy Industries of Europe!
Play for Change Awards janë ndër çmimet më prestigjioze të industrisë së lodrave në Evropë, të organizuara nga Toy Industries of Europe, organizatë që përfaqëson prodhuesit më të mëdhenj të lodrave në botë.
Fituesit përzgjidhen nga një juri e pavarur ekspertësh, duke e bërë këtë çmim një vlerësim shumë të rëndësishëm në nivel evropian.
Jam jashtëzakonisht krenare me punën që e bojmë dhe shumë falënderuese për mundësinë me pru produkte të tilla në jetë.
Sonte LabBox fitoj vendin e parë, në konkurrencë jo bash të lehtë
Kosovë e vogël jena, po me zemër plot!. /Telegrafi/





