Ky është gjyqtari i Speciales që do të marrë vendimin në gjyqin e dytë ndaj Thaçit

Ky është gjyqtari i Speciales që do të marrë vendimin në gjyqin e dytë ndaj Thaçit

Ky është gjyqtari i Speciales që do të marrë vendimin në gjyqin e dytë ndaj Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë do ta shpallë nesër, në orën 10:00, vendimin në gjykimin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë, të cilët përballen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Përveç Thaçit, në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu, si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, tri vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Kuçin.

Në rast se shpallet fajtor, Thaçi do të përballej me një dënim të dytë, pas atij në procesin kryesor gjyqësor në Hagë.

Aktakuza në këtë çështje ishte dorëzuar më 5 dhjetor 2024, ndërsa gjykatësi i vetëm që ka udhëhequr procesin është Christopher Gosnell.

Gjatë këtij gjykimi janë mbajtur 11 ditë seanca gjyqësore, janë dëgjuar katër dëshmitarë dhe janë paraqitur pesë dëshmi me shkrim të dëshmitarëve.

Vendimi i nesërm pritet të përcaktojë epilogun e këtij procesi gjyqësor ndaj pesë të akuzuarve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Kërkesat janë absurde”, Kallas flet për kushtet e Rusisë për paqe në Ukrainë

“Kërkesat janë absurde”, Kallas flet për kushtet e Rusisë për paqe në Ukrainë

Kane barazon rekordin 78-vjeçar të legjendës angleze

Kane barazon rekordin 78-vjeçar të legjendës angleze

Skandali me këngën nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti i del në mbështetje Kosovës

Skandali me këngën nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti i del në mbështetje Kosovës