Kvaratskhelia pëson lëndim të rëndë, konfirmohet këputja e ligamentit ACL

Kvaratskhelia pëson lëndim të rëndë, konfirmohet këputja e ligamentit ACL

Kvaratskhelia pëson lëndim të rëndë, konfirmohet këputja e ligamentit ACL

Paris Saint-Germaini ka marrë një goditje të rëndë, pasi do të mbetet pa Khvicha Kvaratskhelian për një periudhë të gjatë, pas lëndimit serioz që gjeorgjiani pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Sponsor 3M Express

Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë të sulmuesit anësor, ka konfirmuar zyrtarisht klubi francez.

PSG njoftoi në faqen e saj zyrtare se Kvaratskhelia do t’i nënshtrohet operacionit gjatë ditëve të ardhshme, pas lëndimit të pësuar në fitoren 4-2 ndaj Barcelonës.

Kjo është një humbje e madhe për kampionët francezë, të cilët do të mbeten pa një nga lojtarët më të rrezikshëm në fazën ofensive. Koha e saktë e rikuperimit ende nuk është bërë e ditur dhe do të përcaktohet pas operacionit dhe fillimit të rehabilitimit.

Kvaratskhelia u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Barcelonës, ndërsa ekzaminimet e mëvonshme zbuluan shkallën e rëndë të lëndimit dhe nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.

Problemet për PSG-në nuk përfundojnë me kaq. Klubi ka konfirmuar se Ousmane Dembele do të vazhdojë trajtimin gjatë javëve të ardhshme për shkak të një lëndimi muskulor në kofshën e majtë.

Edhe mbrojtësi brazilian Marquinhos do të mungojë për një periudhë të caktuar, pasi ka pësuar lëndim muskulor në kofshën e djathtë në të njëjtën ndeshje./Telegrafi/

Lexo edhe

Deputetja australian humbet të dyja këmbët pas sulmit me makinë, thotë burri

Deputetja australian humbet të dyja këmbët pas sulmit me makinë, thotë burri

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës vazhdon, paralajmërohet protestë para Komunës

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës vazhdon, paralajmërohet protestë para Komunës

Nga forma te rekordi i Shaqirit dhe ndryshimi i ekipit kombëtar – Lutfi Dalipi i thotë të gjitha në intervistën e tij për Blick

Nga forma te rekordi i Shaqirit dhe ndryshimi i ekipit kombëtar – Lutfi Dalipi i thotë të gjitha në intervistën e tij për Blick

Kvaratskhelia pëson lëndim të rëndë, konfirmohet këputja e ligamentit ACL | Momenti