Kuyt me emocione para përballjes me ish-skuadrën Liverpool

Kuyt me emocione para përballjes me ish-skuadrën Liverpool

Kuyt me emocione para përballjes me ish-skuadrën Liverpool

Holandezi, i cili aktualisht është trajner i përkohshëm i Fenerbahce, do të përballet me ish-klubin e tij të mërkurën, në ndeshjen e Champions League që do të zhvillohet në Stamboll.

Kuyt mori drejtimin e skuadrës turke javën e kaluar, pas largimit të Ismail Kartalit, të cilit më parë i kishte shërbyer si ndihmës.

Sponsor 3M Express

Ish-sulmuesi i Liverpool ishte pjesë e klubit anglez nga viti 2006 deri në vitin 2012. Gjatë kësaj periudhe fitoi Kupën e Ligës, ndërsa arriti edhe në finale të Ligës së Kampionëve dhe Kupës FA.

Në konferencën për media para ndeshjes, Kuyt nuk i ka fshehur emocionet për këtë përballje, por ka theksuar se tani përgjegjësia e tij është ndaj Fenerbahce.

“Që nga momenti kur u hodh shorti, isha shumë i emocionuar, sepse të gjithë e dinë se sa shumë rëndësi kanë për mua Fenerbahce dhe Liverpool. E dija se do të ishte një ngjarje e veçantë”, ka thënë Kuyt.

“Sigurisht, e mërkura do të jetë një ditë shumë e veçantë për mua, por në këtë moment nuk jam këtu për veten time. Jam këtu për klubin dhe ajo që ka rëndësi është t’u tregojmë tifozëve, të cilët meritojnë shumë më tepër, se mund të reagojmë me energji pozitive dhe paraqitje të mirë”, ka shtuar ai.

Fenerbahce nuk po kalon një periudhë të mirë, pasi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Për më tepër, skuadra turke muajin e kaluar pësoi humbje të thellë 6:0 nga Aston Villa në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Kuyt beson se me mbështetjen e tifozëve, Fenerbahce mund të paraqitet denjësisht ndaj skuadrës angleze.

“Liverpool është një skuadër e jashtëzakonshme, por edhe Fenerbahce është e tillë. Nëse ne dhe tifozët paraqitemi në nivelin e duhur, Evropa do ta shohë madhështinë e Fenerbahce”, ka deklaruar holandezi.

Ai ka theksuar se skuadra ka lojtarë cilësorë, por duhet të tregojë energji, pasion dhe angazhim për ta bërë këtë një natë të veçantë në Stamboll.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha publikon audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

“Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha publikon audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Edhe nga hapësira mund të votosh, astronauti amerikan hedh votën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Edhe nga hapësira mund të votosh, astronauti amerikan hedh votën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor