Kuvendi themelon Komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kuvendi themelon Komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kuvendi themelon Komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Me 90 vota për, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Sponsor 3M Express

Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë dhe do ta ketë një mandat maksimal prej gjashtë muajsh. Kryetar i tij do të jetë Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa zëvendëskryetar është caktuar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Anëtarë të tjerë të Komisionit nga LVV-ja do të jenë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet nga Doarsa Kica-Xhelili.

Në Komision do të jenë edhe Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi, si përfaqësuese të komuniteteve.

Gjatë seancës, deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kërkuar që në kuadër të hetimit të përfshihen më shumë institucione, duke përmendur edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është shprehur e gatshme të vihet në dispozicion të Komisionit.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte shkruar institucioneve një letër, përmes së cilës kishte alarmuar se jeta e saj ishte në rrezik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet