Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 22 tetor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë pesë pika, përfshirë formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Ky është rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
- Deklarimet jashtë rendit të ditës;
- Pyetjet parlamentare;
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e RTK-së;
- Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




